Pjesmarresit 2014

AIFF 6. FESTIVALI 2014

Edicioni i 6-të i “Aulona International Folk Festival” do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në
datat 10-12 Maj 2014.

Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë.
Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të jetë 10 Maj 2014. Kjo është edhe dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës për vitin 2014.
Parashikohen të marrin pjesë rreth 10 Ansamble nga shtete të ndryshme të Europës e Botës si dhe grupe të ftuara nga Vlora e qytete të ndryshme të vendit. Festivali është pjesë e Kalendarit të CIOOF-it dhe mbështetet në parimet e tij.
Festivali zhvillohet në skenë të hapur ku, nata e fundit do të jetë Koncert I Madh me numura të zgjedhura.
Për të gjitha Grupet pjesëmarrëse ndahet Emblema e Festivalit ndërsa për Grupin më të mirë jepet Kupa e Festivalit.

 
Aulona International Folk Festival

Festivali “Aulona International Folk Festival“ zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës,Shqipëri. Ky Festival organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“) e cila është subjekt juridik privat që vepron në bazë të Legjislacionit shqiptar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregëtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të interesuara, vendase apo të huaja. AIFF është një festival i drejtpërdrejtë folklorik, mbështetet në parimet e C IOFF-it dhe drejtohet nga një Komitet Organizator (Staf) i përbërë nga personalitete dhe njerëz të artit e kulturës. Festivali i Parë është mbajtur nga data 9-11 Maj 2009.

 
KUSH ESHTE QYTETI I VLORES ?

Vlora është qytet më i bukur bregdetar i Shqipërisë dhe ndodhet në Jug-perëndim të vëndit. Qyteti ka rreth 130 mijë banor.

Lexo më...
 

Photos

{highslide type="slideshow-controlbar" height="75" width="75" event="click" class="" captionText="" positions="top, left" display="none" src="/2011_1.jpg,2011_2.jpg,2011_3.jpg,2011_4.jpg,2011_5.jpg,2011_6.jpg,2011_7.jpg,2011_8.jpg,2011_9.jpg,2011_10.jpg,2011_11.jpg,2011_12.jpg,2011_13.jpg,2011_14.jpg,2011_15.jpg,f-2.jpg, f-3.jpg,f-5.jpg,f-6.jpg, f-2.jpg, f-1.jpg"} {/highslide}

Sponsor i pergjithshem-Bashkia Vlore

Sample image

You are here Rreth nesh