Groups 2014

KUSH ËSHTË QENDRA KULTURORE “AULONA“ ?

 

Qendra Kulturore “ Aulona “ është një organizatë joqeveritare e jofitimprurëse dhe vepron si subjekt juridik privat me aktivitet ne fushën e artit dhe kulturës. Vepron në bazë të Vendimit të Gjykatës të Rrethit Tiranë, Nr. 617, datë 22 Korrik 2010.
Qendra e zhvillon veprimtarinë e saj në vazhdim të traditës së Qendrës Kulturore “ Bilbilat e Jugut “ e krijuar në vitin 1999.
Qendra Kulturore “ Aulona “ e ka selinë në Vlorë, me adresë Lagjia “ Pavarësia “, Bulevardi “ Isamil Qemali “, Pallati “ Kushta “. Qëllimi i veprimtarisë së qendrës është :

  • Njohja , ruajtja, pasurimi dhe propagandimi i vlerave dhe traditave krijuese e interpretuese, në fushën e artit dhe kulturës në përgjithësi dhe atë të trashëgimisë kulturore në veçanti.
  • Organizimi i veprimtarive me karakter kulturor në fushën e Folklorit, botimeve, regjistrimeve dhe publikimeve të ndryshme në Art – Kulturë.
  • Organizimi i eventeve dhe veprimtarive me karakter kulturor e artistik, Fetivaleve Folklorike Kombëtare e Ndërkombëtare si dhe spektakle, ekspozita etnografike etj.
  • Bashkëpunim me institucione private apo publike për implementimin e politikave të zhvillimit të folklorit, duke respektuar traditën kombëtare dhe ambientin shqiptar.


Qendra Kulturore “ Aulona “ drejtohet nga një Bord specialistësh ku Drejtori Ekzekutiv është organi më i lartë ekzekutiv i saj. Qendra ka Statutin, Vulën dhe Logon e vet.
Web : www.aulonafolk-festival.com
Drejtor Ekzekutiv i Qendrës është z. Sejmen Gjokoli

 

VEPRIMATRI TË QËNDRËS KULTURORE “ AULONA “ :

Qendra Kulturore “ Aulona “ ka në juridiksionin e vet Grupin Folklorik “ Bilbili” , me qender në Vlorë, i krijuar ne vitin 1994.
Grupi Folklorik “ Bilbili “ ka një veprimtari të gjerë aktivitetesh me pjesmarrje të shumta në Festivale Folklorike Kombëtare dhe Ndërkombëtare ( shiko CV e grupit në seksionin përkatës ).


















Aulona Inter Folk Festival është një nga Projektet më të mëdha dhe më serioze që menaxhon Q. K “ Aulona “.
Edicioni i Parë i AIFF është mbajtur në vitin 2009 dhe prej at’here janë zhvilluar Pesë edicione.
Në Pesë edicionet e zhvilluara kanë marrë pjesë rreth 50 Ansamble nga vende të dryshme të europës me rreth 1500 festivalistë (shiko faqen e festivalit).





Photos

{highslide type="slideshow-controlbar" height="75" width="75" event="click" class="" captionText="" positions="top, left" display="none" src="/2011_1.jpg,2011_2.jpg,2011_3.jpg,2011_4.jpg,2011_5.jpg,2011_6.jpg,2011_7.jpg,2011_8.jpg,2011_9.jpg,2011_10.jpg,2011_11.jpg,2011_12.jpg,2011_13.jpg,2011_14.jpg,2011_15.jpg,f-2.jpg, f-3.jpg,f-5.jpg,f-6.jpg, f-2.jpg, f-1.jpg"} {/highslide}

General sponsor - Municipality

You are here About us KUSH ËSHTË QENDRA KULTURORE “AULONA“ ?