Historia

Platforma e Festivalit “Aulona International Folk Festival” është hartuar si Projekt dhe merret përsipër të realizohet nga Qendra Kulturore “Bilbilat e Jugut” - Qendra Kulturore "Aulona" e cila vepron si subjekt juridik privat, jofitimprurës, liçensuar me Vendim të Gjykatës Nr.6, datë 28.12.1999, me seli në qytetin e Vlorës.

Festivali do të zhvillohet nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e kësaj Qendre Kulturore duke patur marrëdhënie partneriteti me Bashkinë e Qytetit, në teritorin e së cilës zhvillohet aktiviteti, por edhe me Organe dhe institucione të tjera të interesuara të pushtetit qendror e lokal.

Festivali do të organizohet dhe drejtohet nga një staf i gjerë personash të fushës së kulturës dhe folklorit, brenda dhe jashtë qytetit të Vlorës, të cilët do të kontribuojnë në realizimin e komponentëve të tillë si drejtimi artistik i festivalit, regjia, skenografia, libreti, si dhe shoqërimi, akomodimi etj. Pra mendohet që për menaxhimin e Festivalit të aktivizohet një staf pune me rreth 50 persona.

Photos

{highslide type="slideshow-controlbar" height="75" width="75" event="click" class="" captionText="" positions="top, left" display="none" src="/f-1.jpg,f-2.jpg,f-3.jpg,f-4.jpg,f-5.jpg,f-6.jpg,f7.jpg,f8.jpg,f9.jpg"} {/highslide}
You are here History